VIDEO/Deputetja e PS ngatërron “Green Pass”-in me “Green Prasin”!
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Kloditla Bushka është përfshirë në debate me kolegët e PD-së për vaksinimin e detyrueshëm ose siç njihet në Europë pajisjen me “Green Pass” (Pasaporta e Gjelbër).
Por gjatë shpjegimit deputetja e PS-së, ka bërë një gafë. Në vend se të thotë “Green Pass”-in, ajo e ka quajtur “Grin Prasin”.
“Jam dakord me disa kolegë këtu, Sot Italia është mbyllur e gjitha, askush nuk hipën në tren, nuk përdor transport publik, nuk hy në restorante e bare pa paraqitur Green Prasin, dy vaksina të bëra. Në 4 janar do i shohim dhe ne masat për kategori të caktuara”, tha ajo.
Rruga Press