Bota

Video/ Deputeti serb “kapet mat”, shikon filma për të rritur në parlament gjatë seancës për Kosovën

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç është kapur nga kamerat në Parlamentin e Serbisë duke parë në telefonin e tij filma për të rritur.

Deputeti nga Partia e Ivica Daçiç shihet i rehatuar në vendin e tij në Kuvend teksa mban në dorë telefonin ku shfaqen momente nga një film pornografik.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Media serbe Danas, ka publikuar videon e cila më pas është bërë virale, por nuk dihet ende se çfarë date është realizuar filmimi.

Disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga deputeti në fjalë apo nga partia Socialiste e Serbisë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *