Video/Denoncon pedagogu Ervin Goci: 7-katëshi i Maks Velos duke u prishur në mes të ditës
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci denoncoi sot me filmime duke nxjerrë pamje se si ka filluar prishja e godinës së parë 7-katëshe, e projektuar nga arkitekti Maks Velo. Fjala është për ish godinën e ATSH-së.
Më herët lajmin për prishjen e këtij pallati e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Që prej vitit 2007 kjo godinë mban edhe titullin monument kulture i kategorisë së dytë, për vlerat historike dhe arkitektonike që mbart.
Vendimi për prishjen e këtij monumenti kulture është marrë nën justifikimin se ndërtesa ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Më poshtë gjeni postimin e z. Goci dhe videon me pamjet e fillimit të prishjes së godinës:
7-kateshi i Maks Velos, duke u prishur në mes të ditës, një godine në gjendje shumë të mirë siç ka thënë dhe konstruktori Orhan Sakiqi .
E varrosën Maksin, bashkë me eshtrat e veprave të tij, tani i dalin dhe i këndojnë ode për veprën. Të gjithë maskatenjtë që për ç’nuk flasin e për ç’nuk na çajnë veshet, nuk flasin se si po shkatërrohet një pasuri e arkitektures dhe e trashegimisë.
Këtyre u p*rdh m’u në gojë. Qelbesira staliniste! Vemje të Partisë së Punës..
Rruga Press