VIDEO/ Dalja e rrallë publike e gruas së diktatori të Koresë së Veriut
Bashkëshortja dhe halla e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, bënë sot një dalje publike për mediet shtetërore, e cila konsiderohet e rrallë, pasi pjesëtaret e familjes së diktatorit nuk shfaqen shpesh për mediet.
Gruaja e Kim, Ri Sol Yu, dhe tezja e tij, Kim Kyung Hui, ndoqën një shfaqje në Teatrin Mansundae në Pyongyang, me rastin e vitit të ri hënor, sipas televizionit shtetëror në vend.
Hera e fundit që Ri u pa në publik ishte më 9 shtator, në përvjetorin e themelimit të regjimit komunist, kur ajo shoqëroi të shoqin në një vizitë në Pallatin e Diellit Kumsusan , ku ndodhen trupat e balsamosur të gjyshit dhe babait të Kim .
“Kur (Kim) u shfaq në teatër me gruan e tij, Ri Sol Yoo, ndërsa po luhej muzikë për t’i përshëndetur, publiku shpërtheu në brohoritje entuziaste dhe duartrokitje,” raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Pamjet konfirmuan gjithashtu paraqitjen e parë që nga janari 2020 të hallos së Kim dhe ish-zyrtares së lartë të Partisë Laburiste në pushtet, Kim Kyung Hui, e cila e ndoqi shfaqjen ulur pranë bashkëshortes se diktatorit.
Rruga Press