Lajme

Video/Çudit kandidati i PS-së në Patos: Kemi të rinj dhe të reja në pension, e meritoni një vend ku të kaloni pasditen

Çudi ka pasur në këtë fushatë elektorale. Deklarata shokuese dhe të çuditshme kemi dëgjuar, mirëpo ajo e kandidatit të Partisë Socialiste në Patos, Fation Duros, s’kishim parë.

Teksa po mbante fjalën, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”. Madje theksoi Fation Duro, “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”.

Lexo më shumë  Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

“Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

Lexo më shumë  Organizata Ndërkombëtare e Migracionit publikon raportin: Shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *