Bota

Video/ Çfarë po ndodh në Kinë? Raketa që peshon 21 ton del jashtë kontrollit, rrezikon të përplaset e pakontrolluar në Tokë

Një tjetër anije kozmike kineze është kthyer në çështje shqetësuese, një vit pasi një tjetër mjet hapësinor i Pekinit përfundoi duke u rrëzuar në Oqeanin Indian. Tashmë, ekspertët druhen se një pjesë e raketës Long March që peshon 21 ton dhe që u lëshua në hapësirë të dielën, mund të mos digjet plotësisht kur të futet në atmosferën e Tokës.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin rafinerinë më të madhe të naftës në Volgograd

Nëse ndodh kështu, atëherë ajo do të rrëzohet në vendndodhje të paplanifikuar dhe me një shpejtësi të madhe.

Edhe pse shanset që mbetjet e raketës të rrëzohen në një zonë të banuar janë shumë të vogla, shumë ekspertë besojnë se Kina po merr rreziqe që mund të ishin shmangur. Raketa kineze u ngrit nga vendi i lëshimit Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan në fundjavë.

Ajo po mbante një laborator të ri me energji diellore, modulin e eksperimentit Wentian, që do t’i shtohej Stacionit Hapësinor Tiangong të Kinës. Megjithatë, ekspertët janë të shqetësuar se pjesë nga trupi i raketës mund të bien në Tokë –duke përsëritur kështu atë që ndodhi majin e kaluar kur raketa kineze përfundoi në Oqeanin Indian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *