(Video) Burri ukrainas përqafon në lotë vajzën dhe gruan që po evakuohen, në pritje të mobilizimit ushtarak
Në pamjet e publikuara nga Daily Mail shihet një familje ukrainase 3-antarëshe, ku burri po percjell gruan dhe vajzën e tij që janë duke hipur në autobus për t’u evakuuar.
Presidenti ukrainas lëshoi vendimin që çdo burrë i moshës 18-60 vjeç duhet të qëndrojë, në pritje për t’u armatosur dhe për të luftuar në mbrojtje të Ukrainës nga pushtuesit rusë.
Babai e përqafon vajzën e tij në lotë dhe i thotë lamtumirë gruas së tij, ndërkohë që ato po përgatiten që t’u larguar nga vendi i tyre pa të.
Agjencia kufitare e Ukrainës tha se kjo masë u mor për të siguruar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të filluar mobilizimin e përkohshëm.
©Rruga Press