(VIDEO) Brenda shtëpisë së Ergys Agasit/ Miliona euro me koleksionin e verërave
Pamjet më poshtë janë filmuar brenda shtëpisë së Ergys Agasit, njeriut që konsiderohet si nyja lidhëse e kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale. Në momentet e fundit, ndërsa arratisej për t’i shpëtuar prangave, Agasi u kujdes që të zhdukë dy gjëra, së pari koleksionin e verërave me vlerë që shkon disa miliona euro dhe serverin e kamerave të sigurisë në shtëpinë e tij. Të dyja u hoqën me urgjencë nga kushëriri i tij, Eno Agasi gjatë mbrëmjes së operacionit të SPAK. Ndërsa koleksioni i verërave edhe mund të gjendet, për të mos u nënvlerësuar është zhdukja e kamerave të sigurisë, që ngre pyetjen: Kë mbrojti Agasi duke shkatërruar pamjet filmike që monitoronin shtëpinë e tij? /lapsi.al/
Rruga Press

