Bota

VIDEO/Boris Johnson i sëmurë? Kryeministri bllokohet teksa flet në konferencë, njerëzit alarmohen për shëndetin e tij

Një video e cila është bërë virale në rrjet duket se ka ngjallur shqetësim tek njerëzit mbi shëndetin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Nga pamjet shihet se Johnson ka ngecur për më shumë se 20 sekonda në të shprehur përderisa po mbante një fjalim para disa udhëheqësve të bizneseve. Pas dyshimeve për shëndetin e tij, qeveria britanike ka shuar zërat dhe ka dalë në një reagim zyrtar.

Lexo më shumë  Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Qeveria tha se Johsnon është fizikisht mirë dhe ka zotërim të plotë të detyrës. Reagimi i qeverisë erdhi pas një fjalimi me probleme në të shprehur të kryeministrit të hënën, me ç’rast ai e ndërpreu fjalimin dhe nuk e vazhdoi për rreth 20 sekonda.

Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se personat që e dëgjuan fjalimin e kryeministrit para Konfederatës së Industrisë Britanike ishin të habitur me të, duke shtuar se ministrat e kabinetit kanë mundur të flasin lirisht, nëse kanë pasur ndonjë shqetësim.

Megjithatë kjo situatë ka vënë ndër të tjera kryeministrin e britanisë Boris Johnson siklet, përderisa e ndërpret fjalën dhe thotë tri herë “më falni” e i shfleton letrat që i kishte mbi foltore, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *