Bota

(Video) Blinkeni dhe shefi i NATO-s në konferencë të përbashkët, flitet për armët amerikane që pritet ta kthejnë përmbys situatën në Ukrainë

Antony Blinken, sekretari i shtetit amerikan, thotë se paketa e re e armëve që shkon në Ukrainë, e shpallur më herët, është “pikërisht ajo që u nevojitet” dhe do të forcojë pozitën e tyre në çdo negociatë në të ardhmen.

Ai thotë se uniteti i NATO-s vetëm sa është forcuar më shumë nga lufta, diçka që ai beson se Rusia nuk e priste.

Z. Blinken përsërit se NATO do të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të aleancës dhe se 20,000 trupa shtesë janë vendosur në krahun lindor.

Suedia dhe Finlanda janë “më se të kualifikuara” për t’u bashkuar “sa më shpejt të jetë e mundur”, shton ai. Vendet kohët e fundit aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n.

Lexo më shumë  Prerja e kabllove nëndetëse: lufta hibride në Balltik

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës, thotë se roli i SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën ka qenë “i domosdoshëm” dhe “po bën një ndryshim në fushën e betejës çdo ditë”.

Paketa e fundit e ndihmës ushtarake është një shembull i vërtetë i udhëheqjes së Amerikës, shton Stoltenbergu.

Ai thotë se trupat shtesë të dislokuara nga NATO janë një përpjekje për të ndaluar përshkallëzimin e luftës dhe për të hequr “çdo keqllogaritje në Moskë për gatishmërinë e NATO-s”.

Stoltenbergu thotë se ky përforcim i forcave është një shembull tjetër se gjërat nuk shkojnë në rrugën e Presidentit Putin. Udhëheqësi rus ka dashur prej kohësh të shmangë zgjerimin e pranisë së NATO-s pranë kufijve të saj.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë me raketat britanike “Storm Shadow”

Zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia do të takohen në Bruksel në ditët në vijim, thotë ai. Presidenti i Turqisë deri më tani ka kundërshtuar anëtarësimin e vendeve në NATO dhe pretendon se ata mbështesin terroristët.

Duke marrë pyetje nga gazetarët, Blinkeni përsëriti se Ukraina ka dhënë garanci se sistemet e reja raketore të teknologjisë së lartë që po dërgon nuk do të përdoren kundër objektivave brenda Rusisë.

Ka shqetësime se një veprim i tillë mund të përshkallëzojë luftën dhe ndoshta të sjellë SHBA-në në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

YouTube player

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *