(Video) Bideni rrëzohet sërish, tani nga biçikleta
Presidenti amerikan Joe Biden ra nga biçikleta gjatë shëtitjes pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach në Delaware të premten, derisa ai dhe gruaja e tij festuan 45 vjetorin e martesës.
“Jam mirë”, thuhet se i tha presidenti shtypit që e panë atë të rrëzohej, transmeton Telegrafi.
Biden i tha shtypit se kishte probleme me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletës, duke bërë që të binte.
Ai u fotografua i ulur në trotuar pas incidentit, i kapur në kornizën e biçikletës.
Pamjet tregojnë Biden me gruan e tij Jill – të rrethuar nga agjentë – duke vozitur poshtë një rruge pranë shtëpisë së tyre në Rehoboth Beach.
Rruga Press