BotaKryesore

(Video) Akuza Putinit: Ushtria ruse ka krematoriume mobile ku djegin ushtarë dhe civilë të vrarë

Midis arsenalit luftarak të Rusisë në Ukrainë janë një seri krematoriumesh të lëvizshëm që janë krijuar për të shpërbërë trupat e ushtarëve dhe civilëve të vdekur dhe për të fshehur shkallën e vërtetë të luftës. Kështu u pretendua të enjten, ndërkohë që Putini përparoi me sulmin e tij në Ukrainë.

Krematoriumet kanë qenë të pranishëm bashkë me tanket dhe avionët luftarakë prej vitesh dhe në vitin 2013 u postua në internet një video me pamjen e tyre. Këto pamje u rishfaqën të enjten, tani që është shpallur lufta e gjithanshme. Pjesa e jashtme e kamionëve duket si automjet i rregullt, por ato përmbajnë inceneratorë të fshehur.

Ekspertët perëndimorë të mbrojtjes thonë se ato mund të përdoren për të djegur trupat e ushtarëve në një përpjekje për të fshehur numrin e vërtetë të vdekjeve të luftës.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

“Nëse do të isha ushtar dhe do ta dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë do të më ndiqnin nëpër fushëbetejë me një krematorium të lëvizshëm ose unë do të isha nënë ose baba i një djali, potencialisht të dislokuar në një zonë luftimi dhe qeveria ime do të mendonte se mënyra për të mbuluar humbjet ishte një krematorium i lëvizshëm, do të isha thellësisht i shqetësuar”, tha të enjten në mbrëmje ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, për Daily Telegraph.

Ndërkohë, Komiteti i Nënave të Ushtarëve të Rusisë ka pohuar se shumë nga ushtarët e rinj të Putinit që tani luftojnë në Ukrainë u mashtruan për t’u regjistruar në ushtri, duke u thanë se po shkonin në kufi për stërvitje, përpara se të dërgoheshin në konflikt të përgjakshëm, dhe pastaj rriheshin nëse përpiqeshin të tërhiqeshin.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Ky imazh i marrë nga një video e vitit 2013 e ‘krematoriumeve të lëvizshme’ tregon se si inceneratori i fshehur brenda kamionit hapet për të asgjësuar trupat e ushtarëve. Këto krematoriume janë automjetet që mendohet se po ndjekin trupat ruse përreth, në një përpjekje për të fshehur shkallën e vërtetë të pasojave të luftës, raporton prestigjozja britanike Daily Mail.

Burimi: Daily Mail

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *