Lajme

Vezët shtrenjtohen me 40-50 lekë për paketim

Shtrenjtohen vezët me 40 deri në 50 lekë për paketim. Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet ,tregtarët paralajmërojnë se në ditët në vijim  çmimi i vezëve do të pësojë një tjetër shtrenjtim. Virusi që ka shkaktuar ngordhjen masive të pulave ka ndikuar në uljen e prodhimit vendas të vezëve.

Lexo më shumë  Sveçla: Me miratimin e ligjit të ri, qytetarët tanë nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës do të rikthejnë shtetësinë me procedurë të lehtësuar

Qytetarët kanë zgjedhur që të blejnë në pikat e shumicës ku çmimet janë më të lira se në supermarket. Ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën pasi produktet më të  domosdoshme të shportës janë rritur ndjeshëm.

Virusi i pulave boshatisi  pularitë në Durrës. Ndërsa për sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë. Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 mijë pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 mijë.

Lexo më shumë  FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *