Lajme

Vetingu në drejtësi, Komisioni i Venecias parimisht pro zgjatjes së afatit

Komisioni i Venecias është pro zgjatjes së afatit të organeve të vetingut. Në opinionin paraprak të mbërritur në Tiranë, ekspertët ndërkombëtarë janë të mendimit se propozimi për ndryshimin e kushtetutës, plotëson kriteret që do të justifikonin zgjatjen me dy vite e gjysmë të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik.

Lexo më shumë  Pozhari kundër deklaratave të LDK-së: “Serbët dikur nuk paguanin fare rrymën, mos u bëni qesharakë”

Pas këtij drafti paraprak, në datën 12 dhjetor pritet që të zhvillohet edhe sesioni plenar i Komisionit të Venecias ku do të miratohet opinioni final, nga ku më pas do të vijojë edhe procedura parlamentare për ndryshimin e kushtetutës.

Zgjatja e afatit të organeve të vetingut ishte një kërkesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i mbështetur fort edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky dokument pritet të jetë edhe argumenti i shumicës parlamentare për të bindur opozitën që të bashkojë votat për ndryshimin kushtetues.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Sipas afatit në fuqi, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati më 17 qershor të vitit 2022, ndërsa propozimi i mazhorancës synon që këtë datë ta çojë më 31 dhjetor të vitit 2024./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *