KryesoreLajme

Vetëvendosje: Përfituesit e terminaleve për një vit kanë përvetësuar 37 milionë euro

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sërish një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

VV-ja ka shkruar se në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Sipas VV-së, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.

Lexo më shumë  Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftim.

VV-ja e ka përmendur deputeten e PDK-së, Margarita Kadriun, për të cilën ka thënë se kishte fituar një terminal doganor në këmbim të votës për presidentin. Tutje janë përmendur djemtë e Isa Mustafës, Sami Lushtaku dhe Devollët, të cilët sipas Vetëvendosjes kanë privatizuar terminale doganore.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

“Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, ka shkruar tutje VV-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *