Lajme

Vetëvendosje: Morëm një sërë masash për përmbushjen e qëllimit tonë për punë e drejtësi

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria deri në korrik të vitit 2022 ka ndërmarrë një sërë veprime e masa për të përmbushur qëllimin që ka për punë dhe drejtësi.

Nga partia në pushtet është thënë se ritmi do të intensifikohet në vjeshtë të këtij viti.

“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore. Andaj, Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen. Këto janë vetëm një pjesë e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria dhe që do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023”, është thënë nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *