Uncategorized

Veteranët e vërtetë po distancohen nga një organizatë që po dëmton shtetin, kombin dhe vetë luftën e shenjtë

Metush Tefik Zenuni, veprimtar i LPK-së, luftëtar dhe një nga themeluesit e UÇK-së, ka bërë një deklaratë të fuqishme:

“Unë, Metush Tefik Zenuni, si veprimtar i LPK-së, si luftëtar dhe si njëri nga themeluesit e UÇK-së, distancohem nga OVLUÇK dhe nuk e llogaris veten pjesë e këtij grupi kriminal, i cili i shërben bandave dhe politikës ditore të PDK-së!”

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kjo është një dëshmi e qartë se veteranët atdhetarë po ndahen nga një organizatë që nuk po i shërben më kauzës kombëtare, por interesave të ngushta politike. Lufta e UÇK-së ishte për liri, për Kosovën dhe për kombin shqiptar – jo për përfitime personale, manipulime dhe lojëra politike.

Po vjen koha kur luftëtarët e ndershëm do të ndajnë rrugët me profiterët e luftës dhe do të qëndrojnë në anën e së vërtetës, për të mos lejuar që sakrifica e tyre të përdhoset nga interesat ditore.

Lexo më shumë  Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, shorti dhuron dhe një derbi
YouTube player