Lajme

Veteranët e UÇK-së nga Hasi distancohen nga Faton Klinaku që përmendi vrasjen e Albin Kurtit: Jemi në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga rajoni i Hasit është distancuar nga deklarata e Faton Klinakut që bëri mbrëmë e ku përmendi edhe vrasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Në fakt ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, të martën ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Lexo më shumë  Dhurata e qeverisë/ Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera

Ndaj kësaj deklarate pati reagim të ndryshme, ndërsa tani është distancuar prej saj edhe OVL e UÇK-së nga Hasi.

 “Do respektoj qendrën OVL në Prishtinë për të gjitha vendimet, por Dega OVLUÇK në Has distancohet nga një deklaratë e tillë e ushtruesit të detyrës së kryetarit Z. Faton Klinaku, ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovë.  OVL UÇK HAS është në mbështetje të gjithave institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj organizate të nënshkruar nga kryetari Xhevdet Thaqi.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Rruga Press

YouTube player