Opinion/Aktualitet

Vetëm Shqipëria hesht…

Shkruan Enver Robelli

Dje Ambasada e Francës në Twitter shkroi: “23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet ne vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”.

Dje ambasadori i SHBA-ve mbajti një fjalim në nderim të viktimave të Reçakut dhe kundër atyre që mohojnë këtë masakër.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Dje ambasadori i Britanisë së Madhe mori pjesë në komemoracionin për viktimat e Reçakut.

Politikanët e Kosovës, mediat, zërat publikë nderuan e kujtuan të vrarët, të gjithë civilë të paarmatosur. Në krejt këtë tablo mungon diçka: mungon Shqipëria. Shqipëria heshti për Reçakun.

Një fjalë nuk e tha Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk foli as kryeministri. Nuk folën as politikanë të opozitës. Nuk folën as intelektualë e zëra të tjerë publikë, nuk folën publicistët, nuk folën gazetarët e njohur e me ndikim, nuk foli askush. Heshtja e tyre flet shumë.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Në një botë ideale në Tiranë do të hapej një ekspozitë për krimet në Reçak. Në Korçë kryetari i Bashkisë do të hapte po ashtu një ekspozitë (ah, jo, se ai merret me festa birre…), në Elbasan do të projektoheshin emrat e viktimave, në Sarandë, në Vlorë, në Shkodër…

Rruga Press

YouTube player