Vetëm kështu bahet ballafaqimi me propagandën e klerofashizmit serb!
Shkruan Agim Morina
Željko Komšići, kryetar i presidencës boshnjake, ndërpret intervistën me gazetarin klerofashist serb të TANJUG-ut, pasi aj mohon Gjenocidin e Srebrenicës.
Këtë gazetar duhet me shpallë ‘persona non grata’. Duhet t’i ndalohet jo vetëm puna e gazetarit, por edhe hyrja në shtete demokratike. Një nga kushtet e punës si gazetar do të duhej me qenë pikërisht ky kusht i pranimit të Gjenocidit të Srebrenicës.
* * *
KOMŠIĆI: Gjenocidi ësht gjenocid, për këtë nuk mundemi me diskutu, nëse na ka mbetë një pikë njerëzillëku. Nëse dëshirojmë me manipulu mund të bëjmë muhabet kot…
GAZETARI: Nuk ka nevojë as për manipulime të tilla, por…KOMŠIĆI: Jo, gjenocidi ësht gjenocid. A pajtoheni me këtë? Ësht vendim gjykate kjo…
GAZETARI: Unë nuk do të pajtohem me një konstatim të tillë, por qëndrimi im nuk ësht i rëndësishëm…
KOMŠIĆI: Pse nuk ësht? Jo, jo, jo ësht shum me rëndësi. Pse nuk pajtoheni me këtë konstatim?
GAZETARI: Që ësht kry një krim i tmerrshëm, kjo…
KOMŠIĆI: Jo, aj ësht gjenocid! Ashtu shkrun në vendimin e gjykatës ndërkombëtare: GJENOCID! Nuk ësht “krim i tmerrshëm”. “Të tmerrshme” janë disa krime të tjera. Ky ësht gjenocid.
GAZETARI: Ky ësht qëndrimi yt dhe…
KOMŠIĆI: Jo, ky nuk ësht qëndimi im. Kështu shkrun në vendimin e gjykatës.
GAZETARI: Dhe ju pajtoheni me këtë apo?
KOMŠIĆI: E ju nuk pajtoheni apo jo?
GAZETARI: Me vendimin [e gjykatës] nuk pajtohem.
KOMŠIĆI: Atëherë do t’ju lypet ta bëni këtë intervistë me dikë tjetër.
Intervista e përkthyer nga Agim Morina
Rruga Press