Bota

Vetëm gjatë ditës së djeshme ushtria ruse ka humbur 1110 ushtarë të tjerë në Ukrainë

Ukraina ka publikuar statistikat e reja të humbjeve të ushtrisë ruse.

Humbjet luftarake të ushtrisë ruse në Ukrainë nga 24 shkurt i vitit 2022 deri më 22 qershor 2024 arrijnë në afro 533,090 ushtarë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme raportohet se janë vrarë 1110 trupa të tjerë të Vladimir Putinit. Kështu ka informuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Lexo më shumë  I arrestuari për sulm ndaj policisë gjermane, pjesë e “Kuvendit gjithëserb”

Mbrojtësit ukrainas deri më tani kanë shkatërruar gjithashtu 8009 tanke të armikut (+8 ditën e kaluar), 15383 automjete të blinduara luftarake (+11), 14,188 sisteme artilerie (+28), 1,106 sisteme raketash të shumëfishta, 861 sisteme të mbrojtjes ajrore, 359 aeroplanë, 326 helikopterë, 11,305 mjete ajrore pa pilot (+15), 2,302 raketa lundrimi (+4), 28 anije luftarake/prerëse, 1 nëndetëse, 19,204 mjete motorike (+23) dhe 2,369 njësi të pajisjeve speciale (+2).

Lexo më shumë  NATO diskuton planin për të financuar Ukrainën me 40 miliardë euro në vit

Rruga Press

YouTube player