Editorial

Vështrime Nga Hysamedin Feraj

Vështrime:

  1. Në çka dështoi Grenelli shpreson të ketë sukses Yuri Kim: forcimin e aleancës së SHBA-ve me Rusinë dhe nxitjen e konflikit me BE-në.
    Në rastin e Ukrainës Rusia i tregoi “vijën e kuqe” shtrirjes së BE-së dhe Perëndimit kah Lindja.
    Me “Open Ballkan” Rusia e vizatoi më qartë kordonin rus, i cili tani kalon nëpër Rumani tej në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
  2. Me nismën Vuçiq-Rama-Zaev, një pjesë e Ballkanit është hapur tashmë për Rusinë.
    Projekti është ndërtuar mbi ideologjinë e “panballkanizmit”, të formuluar në fillimin e shek.19 nga ministri i jashtëm perandorak rus, Adam Czartoryski, e përmbledhur nga mesi i atij shekulli prej kryeministrit filorus serb, Ilia Garashanini, në formulën “Ballkani popujve të Ballkanit!”. E rishpallur si politikë e Serbisë në shtator 2019 mu në selinë e OKB-së nga presidenti gjenocidal serb, Aleksandër Vuçiqi: “Ballkani popujve të Ballkanit! Rroftë Serbia”!
    Prej atëherë, ashtu si dikur intelektualët pansllavistë rus, i gjithë projekti është shoqëruar nga ndjenjat antiperëndimore, frustruimet ndaj BE dhe nxitja e urrjetjes ndaj Europës nga Vuçiqi, Rama dhe Zaevi.
  3. Aleanca me Rusinë dhe konflikti me BE-në ka qenë projekti i madh i politikës së jashtëme të SHBA-ve nën presidentin Donald Trump. Për realizimin e tij në rajonin tonë roli kryesor ishte parashikuar për Serbinë. Për zbatimin e tij ishte ngarkuar Richard Grenell dhe, prej tij e më poshtë, ishin ngarkuar ambasadorët amerikanë në rajon.
  4. Sigurisht, tani politika e jashtëme amerikane ka ndryshuar, mirëpo Yuri Kim është po ajo.
    Edi Rama është i zgjedhuri i Yuri Kim për ndërtimin e aleancës trampiste me Rusinë. Sa kohë e kryen me zell personal këtë rol në planin e madh ndërkombëtar do ta ketë mbështetjen e plotë të ambasadës amerikane në Shqipëri, ashtu si dikur kryeministri i kundraligjshëm Avdullah Goti në Kosovë.
    Është e kuptueshme që përballë rëndësisë së ndërtimit të kësaj arkitekture të madhe ndërkombëtare, për ambasadën amerikane, ndonës do të dëshironte t’i kemi, megjithatë nuk do të kenë më shumë rëndësi ligji dhe drejtësia në Shqipëri, zgjedhjet, mirëqenia ekonomike e popullit shqiptar, dhe demokracia përgjithësisht.
  5. Rama është përfshirë vullnetarisht në një projekt shumë më të madh se vetja, dhe jo nga sharlatanizmi. Në këtë projekt Rama e ka mbështetjen e fuqive të mëdha, si Rusia, dhe të trampistëve amerikanë, që nuk janë krejt të pafuqishëm.
    Prandaj, dështimi i Ramës varet nga dështimi i projektit ruso-trumpist. Projekti dhe Rama dështojnë kur DASH dhe administrata Biden ta njohin ambasadoren Kim, çka ndodhë shumë ngadalë e pa zhurmë. Teorikisht është e mundur që projekti të dobësohet nga ndërhyrja e qytetarëve shqiptarë kundër Ramës, ashtu si në Kosovë kundër klanit PRONTO, por kjo ka edhe më pak gjasë me ndodhë sesa reagimi i shpejtë i DASH.
    Deri atëherë Yuri Kim do të jetë varianti i suksesshëm i Grenellit, Edi Rama varianti i suksesshëm i dyshes Thaçi-Hoti, Shqipëria më e prapambetura në rajon…

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *