Lajme

“Veriu rrezikohej atëherë kur Haradinaj priste në zyrë Radojiçiqin” përplasje mes Kurtit e Haradinajt për operacionet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur deputetit të AAk-së, Ramush Haradinaj pasi që ky i fundit tha se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë pjesë.

Kryeministri Kurti tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot se sa ndonjë herë tjetër që nga shpallja e pavarësisë.

Kurti tha se ajo pjesë ka qenë e rrezikuar kur Haradinaj e priste në zyrë Milan Radojiçiqin.

“Asnjë barrikadë nuk ka në veri. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radojçiq. Nuk e rrezikon veriun policia, por kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanët”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Kurti tutje shtoi se fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policisë.

“Kot e keni që po sulmoni z.Haradinaj morali i policit është shumë i lartë dhe i paprekshëm. Kurr morali i tyre s’ka qenë më i fuqishëm”, u shpreh Kurti.

Pas kësaj ka replikuar deputeti Haradinaj. Ai tha se frikën nuk e ka te policia por te vetë Kurti.

“Unë i besoj Policisë së Kosovës. Frikën e kam e ti kryeministër që ti qëllimshëm i ke marrë dy veprime me dorëzua veriun. Unë besoj që skenari yt me marr dy veprime mu forcu kriminelët i ke ba qëllimshëm”, tha Haradinaj.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Ndaj tij sërish reagoi kryeministri Kurti. Ai tha se veriu i Kosovës nuk dorëzohet.

“Kriminelët në veri dhe strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash. Nuk keni nevojë të më frikësoheni mua, nuk dorëzohet veriu. Por mos ngjallni dilema te polici kur shkoj herën e ardhshme në veri se kushedi për çfarë ju ka çu Albini, kjo është e dëmshme dhe këtë nuk ta ka borxh askush”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *