Opinion/Aktualitet

“Vergangenheitsaufarbeitung” = Përballja me të kaluarën

Shkruan Hana Mitrovica

Shumë i respektuari Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë me shumë siguri qëndron në anën e humanizmit të ndritur të mendësisë së tij në të cilën assesi nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend për terminologjitë si: GJENOCIDI, SOCIOCIDI dhe CIDET tjerë të ngjajshëm – por vetëm si intencë, këto.

Ndryshe, nisma e MKRS (Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit) duhet parë përtej cilitdo perceptim: revizionar, reformues, reaksionar apo/edhe revolucionar.

Nisma e MKRS për të mbrojtur dhe ruajtur Trashegiminë e Gjithëmbarshme Kulturore dhe Historike Mbarëshqiptare fillimisht dhe përgjithësisht, e në veçanti me pjesën që përkon me segmentin e Kosovës e cila përbën vetëm një pjesë të mozaikut të madh, të gjatë dhe astronomikisht voluminoz të historisë që mbi supe mbanë e tërë: GJENETIKA E TROJEVE SHQIPTARE.

Thënë të gjitha këto, Shqiptarët janë në fakt AVANGARDA dhe pionierët VIKTIMA të të gjitha padrejtësive historike, politike, sociale dhe kulturore që kanë mundur në një KOMBINIM aq fatkeq t’i ndodhin një populli mbi këtë rruzull të bekuar tokësor. Cilitdo popull.

Ndaj dhe duhet t’i ofrojmë mundësinë miqësore duke e ftuar shumë ngrohtësisht Ambasadorin e nderuar, që mbrojtjen e historisë dhe trashegimisë kulturore të shqiptarëve ta studiojë thellë dhe me seriozitetin e merituar bashkë edhe me shumë pjesëtarë të mbarë shoqërisë, duke mos anashkaluar asnjë element kronologjik të të gjitha periudhave që përkojnë me iniciativën e MKRS.

Kjo tek e fundit është duke ndodhur në shumë vende të botës jo për – si është thënë me nguti – “shtrembërime” faktesh, se tek e fundit, në këtë rast askush askujt nuk po i ngrehë lavd pse po riforcon mure, ndërtesa, pallate, galeri, muzeume, atelier dhe kulla; por, pikërisht për të ngritur vetëdijet kolektive, jo vetëm ato kombëtare shqiptare porsi edhe përtej kufijsh deri në nivelin transnacional.

Sepse një gjerman shumë i mirënjohur por, shumë pak i përmendur në raport me rëndësinë gjermane që ka, – GJERMANI KARL MARX – me një rast kishte pas lënë amanet se: “Historia mund të përsëritet, një herë si TRAGJEDI e pastaj ndoshta edhe si FARSË”.

Ani se, do të donim që HISTORIA të mos përsëritet kurrë, por ajo, pikërisht ngase nuk po njihet mirë sa duhet sidomos në shtresat e gjëra popullore anekënd rruzullit, ajo ndaj po merr hua, vjedhë, bën jehonën e saj duke komanduar nga e kaluara për të krijuar hibride të rinj ose diçka unike nga përbërësit e së shkuarës dhe së tashmes, në tendencë për të ngulfatur të ardhmen.

Prandaj, ftojmë të gjithë së bashku që një herë e përherë: le ta lejojmë historinë të marri frymë lirshëm nën gjykimin e sa më shumë pasurimeve me njohuri të përgjithshme të faktografisë historigrafike, e jo me të dhëna selektive dhe jashtë kontekstit kohor dhe politik.

Po ashtu, të mësojmë se si ndodhën rrjedhuritë e caktuara dhe pse : shkakun, kauzën, rrethanën dhe kontekstin, duke i lënë kështu hapësirë sa më shumë hulumtimeve, kërkimeve, analizave dhe debateve për të arritur tek shumë të vërteta ende të pathëna. Akoma sot.

Duke mos dashur të amnistojmë njeri. Kjoft larg !

Mund ta marrim me mend, me shumë simpati personale ndaj tij, se cilin mendim do ta ndante Ambasadori shumë i respektuar Gjerman – Herr Jörn Rohde, vetëm për gjenocidin e fundit mbi shqiptarët në Kosovë, jo më larg se vitet 1998-1999 të fundshekullit dhe mileniumit që lamë pas. Duke mos shkuar më prapa në histori sepse numri infinit i Holokaustëve të kryer mbi Shqiptarët do t’ia zbehte faqet cilitdo ambasador Evropian a botëror, dhe lëre më të historisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *