Art & Kulturë

Vepra arti nga algoritmet e inteligjencës artificiale

Një galeri në Madrid ekspozoi një sërë veprash arti abstrakte me ngjyra të ndezura. Por ato nuk janë realizuar nga një artist njerëzor – ato janë vepra të një sistemi artificialisht inteligjent të quajtur “Botto”. “Botto” u ndërtua nga një grup inxhinierësh dhe artistësh ndërkombëtarë.

Sistemi përdor algoritme për të analizuar miliona vepra arti dhe më pas i realizon veprat e veta.

“Sistemi krijon një fjali, e bart atë te një rrjet neuronesh dhe e kthen në imazh. Dhe ai rrjet neuronesh ka parë më shumë art, më shumë imazhe, se çdo qenie njerëzore përreth”, ka thënë Mario Klingemann, artisti gjerman që qëndron pas këtij projekti.

Çdo javë ai krijon 350 imazhe të reja të cilat ndahen me një komunitet prej 5 mijë përdoruesish. Ata votojnë për me të preferuarat e tyre.

“Në fund të çdo jave një imazh kthehet në vepër arti dhe del në ankand si ‘NFT’ në një platformë e quajtur ‘SuperRare’, ku disa koleksionistë mund ta blejnë atë”, ka shpjeguar Klingemann.

Dhe “Botto” po mëson nga të gjitha këto reagime. Realizon modele bazuar në atë që i pëlqen komunitetit – dhe e përshtat artin e tij bazuar në atë që gjen.

“Të gjitha votat nga komuniteti kthehen si të dhëna dhe ai përpiqet të zhvillojë një ndjenjë shijeje. Kështu i shikon fragmentet që i ka realizuar dhe më pas përpiqet të përcaktojë nëse audienca do ta pëlqejë apo do ta urrejë atë. Dhe sa më shumë informacion merr nga komuniteti, aq më i sigurt do të jetë vendimi i tij. Çfarë duhet të bëjë apo çfarë nuk duhet të bëjë, pra gati si një fëmijë”, ka thënë Klingemann.

NFT-të janë njësi unike të dhënash. Ato ndryshojnë nga imazhet pasi një imazh mund të kopjohet shumë herë, por një NFT përfshin një kod i cili është unik dhe vepron si provë e pronësisë.

NFT-të e “Bottos” janë shitur në ankand dhe katër veprat e para kanë kushtuar më shumë se 1 milion dollarë.

Në shtëpinë e ankandeve “Durán Arte y Subastas”, drejtoresha Consuelo Durán ka vënë re rritjen e këtyre mallrave digjitale.

“Unë mendoj se veprat e artit digjital dhe bota e veprave digjitale tani janë kaq interesante. Në botën e artit, artistët janë të interesuar të krijojnë vepra të artit digjital dhe logjikisht koleksionistët janë gjithashtu të interesuar, dhe mendoj se është e rëndësishme që koleksionistët të blejnë veprat e para që po bëhen në këtë format dhe me këtë teknologji”, ka thënë ajo.

Juan Martín është një koleksionist arti digjital. Ai beson se blerjet e tij do të rriten më pas.

“Unë besoj në teknologjinë dhe jam një nga ata që jam përfshirë në art përmes botës digjitale. Pra, unë jam një nga të ardhurit e rinj që do ta bëjë këtë art të vlejë shumë më tepër në të ardhmen”.

Krijuesit e “Bottos” kanë thënë se të gjitha të ardhurat nga ankandet e tyre kthehen në komunitet dhe investohen në blerjen e tokenave “Botto”. Raúl Marcos është CEO i biznesit të kriptove “Carbono” dhe themeluesi i “Bottos”. Ai thotë se arti digjital ka një përfitim financiar për njerëzit që i krijojnë ato.

“Krijuesit e NFT-ve zakonisht marrin honorarë nga arti që gjenerojnë. Kjo është krejt e re, sepse nëse krijon një pikturë dhe e shet dhe dhjetë vjet më vonë ajo shitet nga tjetra, nuk merr asgjë, por me NFT-të mundesh. Bëjeni këtë, sepse gjithçka bëhet përmes kontratave inteligjente dhe çdo platformë NFT po i paguan krijuesit 5 deri në 10 për qind të çdo shitjeje dytësore”, ka thënë ai.

I lansuar në tetor, krijuesit e “Bottos” theksojnë se gjëja interesante e projektit të tyre është përzierja midis inteligjencës kolektive dhe artificiale dhe kontratave inteligjente NFT, që i lejoi ata të vendosnin imazhet e “Bottos” në tregun digjital.

“Botto” u nderua me Çmimin e Përdorimit më të Mirë të Inteligjencës Artificiale për Artin Digjital nga NFT dhe do të marrë pjesë në festivalin e artit të rrugës “Flagler” gjatë “Art Basel Miami” nga 30 nëntori deri më 5 dhjetor.

Folegj: Folegj: “Sistemi krijon një fjali, e bart atë te një rrjet neuronesh dhe e kthen në imazh. Dhe ai rrjet neuronesh ka parë më shumë art, më shumë imazhe, se çdo qenie njerëzore përreth”, ka thënë Mario Klingemann, artisti gjerman që qëndron pas këtij projekti./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *