Lajme

Vendimi/ Njëjtë si Butrinti edhe Pallati i Brigadave me menaxhim të ri, gati për të nxjerrë ndonjë lek

Më datën 22 qershor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar nën firmën përfaqësuese të Arben Ahmetajt një vendim për një plan të Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave.

Plani është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe është i gjatë, mbushur me ilustrime dhe deklamacione të tipit “sit unik”, “objekt i jashtëzakonshëm” e kështu me radhë si e si për të mbushur mendjen se Qeveria e Shqipërisë e ka për zemër Shqipërinë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në thelb plani është i thjeshtë: menaxhimi në një sistem varëise ndërinstitucionale nuk është më efikas dhe propozohet një strukturë autonome vetëfinancimi. Rijetëzimi i ansamblit, ja se çfarë synohet, kthimi i tij në destinacion turistik, pa i humbur funksionet bazë.

E thjeshtë fare: e morën edhe Pallatin e Brigadave për t’i nxjerrë ndonjë lek. Përrallat me trashëgimi vështirë t’i hajë kush në këtë vend më.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *