Lajme

Vendosja e reciprocitetit të targave, Gërvalla: Tensionet janë të njëanëshme nga ana e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave me Serbinë është në përputhje me marrëveshjen që është nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel.

Gazeta Ekspress shkruan se sipas Gërvallës, tensioni i shkaktuar dje duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Këto deklarata Gërvalla i ka bërë gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Anže Logar.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve. Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *