KryesoreLajme

Vendoset gurthemeli i shkollës në lagjen “Prishtina e re”, Nagavci: Do të ketë kushte shumë të mira për nxënësit

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vendosur sot  gur themelin për ndërtimin e shkollës në lagjen “Prishtina e re” – Prishtinë.

Nagavci ka thënë se kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katrore, me standarde me të duhura bashkëkohore, e që sipas saj do të ofrojë kushte të mira për fëmijët e kësaj lagjeje të Prishtinës.

“Jemi sot këtu në lagjen ‘Prishtina e re’ për vendosjen e gur themelit të shkollës së re e cila do të mirëpresë 800 nxënës, një projekt ky me vlerën prej 3.3 milionë euro. Kjo shkollë do të ketë një hapësirë mbi 6000 metra katrore, me standarde me të duhura bashkëkohore që do të krijojë kushte të mira për fëmijët e kësaj lagje të Prishtinës, e cila po zhvillohet me shumë shpejtësi”, tha Nagavci.

Lexo më shumë  Hapet banka e parë vendore në Leposaviq, merr pjesë kryeministri Kurti: Uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike

Ajo ka theksuar se pritet që punimet  të përfundojnë brenda 36 muajve duke krijuar mundësi për vijimin e shkollës të kësaj lagjeje që i mungojnë Prishtinës.

“Ne ishim javën e kaluar para pak ditësh në Ferizaj dhe kushtet në të cilat kanë mësuar fëmijët ishin të mjerueshme. Është shumë keq që kanë mbetur deri në këtë ditë, por nuk ka shkolla ku nuk ka filluar mësimi dhe gjysmë vjetori i dytë ka filluar në të gjitha shkollat në bazë të informatave që i kemi”, tha ajo

Lexo më shumë  Krasniqi, pas komenteve të BE-së: Diskutimi nuk do të duhej të bëhej pse janë mbyllur strukturat paralele, por si kanë qenë të hapura deri sot

“Buxheti është i mjaftueshëm për të gjitha nevojat dhe kërkesat që vijnë nga komunat. Janë inauguruar 20 çerdhe në këta katër vjet, i kemi 45 çerdhe të tjera që janë në proces, disa prej tyre do të kryhen brenda këtyre muajve e disa brenda vitit. Për vitin 2025 buxheti për arsimi mbi 400 milionë euro”, tha ministrja Nagavci.

YouTube player