KryesoreLajme

Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore në Podujevë që do t’i shërbejë 10 mijë fëmijëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e Kuzhinës Qendrore në Podujevës, e cila do t’i shërbejë 10 mijë fëmijëve, prej çerdheve e parashkollorëve deri te klasat I-IX.

Vlera e këtij investimi është 700 mijë euro. Kuzhina do të ketë një sipërfaqe prej 1150 metra katrorë, ku përfshihen salla e restorantit, hapësirat për punëtorë dhe administratë dhe dhomat përcjellëse.

“Ky është një lajm i mirë për mirëqenien e fëmijëve në njërën anë, dhe për kujdesin e komunës e të qeverisë për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve në anën tjetër, sepse të gjithë e dimë se mësimnxënia varet shumë nga mirëqenie e nxënësve”, u shpreh kryeministri Kurti me rastin e vendosjes së gurthemelit. Ai i falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar deri më tani dhe për punët që do t’i bëjnë në vijim deri atëherë kur do të bëhet përurimi i Kuzhinës Qendrore.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Ndërkaq, kryetari Bulliqi tha se ky sot është një moment i veçantë për qytetarët e Podujevës. Me këtë kuzhinë, theksoi ai, fëmijët do të kenë mundësi që të kenë ushqim të ngrohtë, dhe kësisoj po bëhen përgatitjet e para që të ecet drejt mësimit gjithë ditor në këtë komunë. Më tej, ai veçoi faktin se Podujeva ka pasur vetëm një çerdhe publike, kurse mandatin e tij po e përmbyll me nëntë sosh. Në fund falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve të saj.

Lexo më shumë  Izolohet totalisht juglindja, s'ndalet shembja në Librazhd - Prrenjas, e rrezikshme edhe për këmbësorët

Sot në Podujevë po ashtu bëhet përurimi i çerdhes në Kërpimeh dhe përurimi i çerdhes në Orllan.

YouTube player