KryesoreLajme

Vendoset data/ Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në Bruksel

Në datën 27 shkurt 2023, Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Takimi u konfirmua nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit të BE-së, Josep Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..

Takimi do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë Borrell do të shoqërohet nga i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, dhe ata do të kenë takime të ndara me liderët për të vazhduar pastaj me takim të përbashkët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *