Vendoset armëpushim dhe korridor humanitar në fabrikën e çelikut në Azvostal, Mariupol për të evakuuar ushtarët e plagosur ukrainas
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se është rënë dakord që të krijohet një korridor humanitar për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol.
“Është arritur një marrëveshje për largimin e të plagosurve”, tha ministria ruse në një deklaratë, shkruan Skynews.
Është hapur një korridor humanitar përmes të cilit ushtarakët e plagosur ukrainas do të dërgohen në një qendër shëndetësore në Novoazovsk”.
Shumica e civilëve u evakuuan nga uzina këtë muaj pasi OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësuan një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Megjithatë luftëtarët ukrainas mbeten në uzinë, me video dhe foto të postuara në internet që tregojnë disa nga mbrojtësit me plagë të rënda.
Rruga Press