Lajme

Vendosen standarde evropiane për turizmin e aventurës në Kosovë

Në një hap të rrallë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, një Udhëzim Administrativ  ka vendosur rregulla të reja për veprimtarinë e turizmit aktiv dhe të aventurës.

Këto rregulla përputhen me standardet evropiane dhe ato të European Ropes Course Association (ERCA).

Ky Udhëzim Administrativ specifikon kushtet dhe kriteret e sigurisë që operatorët e turizmit duhet t’i plotësojnë.

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

Për shembull, ata duhet të përdorin pajisje në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë dhe të trajnojnë stafin.

Pjesëmarrësit gjithashtu duhet të informohen për rreziqet e mundshme dhe të marrin udhëzime për përdorimin e pajisjeve.

Këto masa sigurojnë që produktet turistike të jenë të sigurta dhe tërheqëse për vizitorët dhe konkurruese në nivel rajonal.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh
YouTube player