Lajme

Vendosën himnin kombëtar në lokal pas 22:00/ Lirohen 4 të shoqëruarit në Vlorë

Është shoqëruar me protestë ndalimi i pronares se një lokali në Vlorë, pasi në shenjë kundërshtie për orën policore, shumë biznese vendosën himnin kombëtar.

Ngjarja në fjalë ndodhi vetëm pak minuta para orës 22:00, orar kur edhe ndalohet muzika në lokale, ndërkohë që në këtë biznes thuhet se muzika qëndroi edhe pak pas këtij orari. Të shumtë ishin qytetarët që u mblodhën para komisariatit të Vlorës, nga ku kërkuan lirimin e zonjës dhe 3 tre personave të tjerë, e cila u shoqërua nga dhjetra efektivë policie.

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

Në orën 3:00 u bë e mundur lirimi i 4 të shoqëruarve (mes tyre pronari tjetër dhe dy punonjësit).

Operatorët e Vlorës kanë paralajmëruar protesta për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre, kjo po i pengon në biznes përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.
Sipas operatorëve, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.

Lexo më shumë  Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *