KryesoreLajme

Vendos Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit i pavlefshëm, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e dekretit të 6 marsit 2026, të presidentes Vjosa Osmani e cila shpërndau Kuvendin e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të datës 25 mars 2026, Dekreti i Presidentes është shpallur i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Gjykata konstaton se deputetët e Kuvendit kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, dhe nëse kjo nuk realizohet brenda kësaj periudhe, Kuvendi shpërndahet automatikisht sipas Kushtetutës dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Gjykata gjithashtu anuloi vendimin e mëparshëm për masën e përkohshme të vendosur më 9 mars 2026 dhe urdhëroi publikimin e këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Aktgjykimi hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim thekson rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për zgjedhjen e institucioneve dhe parashikon pasojat në rast mosveprimi brenda afateve të përcaktuara.

YouTube player