Vendimi për Klan Kosovën, analisti bën pyetje “interesante”: Pse hesht Baton Haxhiu?
Vendimi i ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik, ka sjellë reagime të ndryshme si nga shoqëria civile ashtu edhe nga politikanë opozitarë që e kanë kritikuar këtë vendim.
Kurse, analisti politik Rexhep Kastrati, pyet se pse nuk reagon Baton Haxhiu si ish- drejtor i këtij televizioni.
Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, pyet pse po hesht Batoni, gjersa shton mos “është edhe Batoni njëri nga ata që qëndron prapa skandalit”.
Statusi i plotë:
Klanin si Klan Kosovë e solli Baton Haxhiu, dhe në gjithë këtë tallava reagimesh, mungon pikërisht gazeli i Batonit! Pse po hesht Batoni? A është edhe Batoni njëri nga ata që qëndron mbrapa skandalit të Klan Kosovës dhe më tej në skandalin e destabilizimit të Kosovës në trekëndëshin PDK-Lista “Srpska”-Korpusi medial agjenturor?
Rruga Press