Lajme

Vendimi për Ballukun, Shkullaku: Rama kontrollon Kushtetuesen, SPAK-un dhe gjithë sistemin

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke e cilësuar si “provën më të qartë se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht”.

Shkullaku deklaroi se vendimi tregon qartë që kryeministri Edi Rama kontrollon sistemin dhe se “me këtë veprim i ka dhënë sinjal të gjithë botës se drejtësia nuk është më e pavarur”.

Sipas tij, kryeministri Rama ndjeu rrezik për herë të parë, pasi hetimi ndaj një ministre në detyrë për aferat qeveritare tregoi se sistemi mund të lëvizë edhe kundër tij.

Lexo më shumë  Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

‘Rama ka pasur një hall, atë që tha dhe Bushati, pse dilte ky çdo ditë, një muaj rresht për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për t’i thënë që do vendosni kështu siç po ju them unë, sepse ky është një rast i paprecedentë, nuk ndodh asnjëherë në Evropë, gënjeshtra të atij lloji, vetëm e vetëm sepse donte të tregonte forcë. Forcë.

Jo thjesht ndaj ca prokurorëve të SPAK-ut, që ata i ka pasur në komandë të plotë deri dje, po forcë ndoshta dhe ndaj ndonjë faktori tjetër që për herë të parë, për herë të parë e theksoj, që nga krijimi i organeve të drejtësisë së re, guxoi të hetojë një ministër në detyrë për afera qeveritare, pra jo për pasuri personale.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon
YouTube player