Bota

Vendimi/ NATO vendos më shumë trupa në Evropën Lindore

Vendet e NATO-s do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore në mes të pushtimit rus të Ukrainës, kanë njoftuar liderët botërorë.

Në një deklaratë të përbashkët, 30 liderët e NATO-s thanë: “Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”.

Vendimi vjen pas një samiti virtual të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ku vendet aleate thanë se Moska kishte gënjyer për qëllimet e saj.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Tani jemi duke bërë dislokime të rëndësishme shtesë mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të aleancës”, thuhet në deklaratë, pa dhënë më shumë detaje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *