Lajme

Vendimi i KQZ-së në Kosovë: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri në dy milionë euro në fushatë

Secili subjekt politik që do të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka të drejtë t’i shpenzojë deri në dy milionë euro. Vendimi u mor të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, shuma e saktë e lejuar për shpenzime maksimale është 2 milionë e 47 mijë e 149 euro. Kjo është e barabartë me numrin e votuesve të regjistruar në listat preliminare të votuesve. Llogaritja është bërë duke u mbështetur në Rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes në Kosovë me një urim për 8 Mars: Jemi të përkushtuar që të rritet numri i grave në ushtri

KQZ-ja po ashtu ka vendosur për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të votueseve jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare janë caktuar për t’u mbajtur më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player