KryesoreOpinion/Aktualitet

Vendimi i Këshillit të BE për njohjen e pasaportave serbe është me efekt nul

Nga Sadri Ramabaja

Marrëveshja e Vestfalisë (1648) erdhi pas luftës 30 vjeçare në Europë (1618-1648). Fundi i saj ishte më shumë rezultat i pajtimit të palëve për njohjen e realitetit të krijuar, se sa produkt i pikëpamjeve morale.

Marrëveshja e Kumanovës (1999), që shënon kapitullimin e Serbisë, nuk është rezultat as i njohjes dhe pajtimit me realitetin e krijuar, por as shprehje e akordimit me rendin e ri që po imponohej. Serbia e kishte cilësuar atë si imponim i një armëpushimi dhe si të tillë e trajton edhe sot. Thirrja në modelin e Nagorni Karabahut dhe ndërhyrjen e Azerbajxhanit për rikthim të tij nën sovranitetin e tij të plotë, duke ripohuar “durimin serb” si strategji në emër të ndryyshimit të rrethanave gjeopolitike, e dëshmon se, de fakto, me Serrbinë jemi tutje në gjendje lufte.

Rikthimi i sovranitetit të Republikës në veri, shih për këtë, sot shihet si gjasë e imponimit të realutetit të ri politik, po aq sa edhe mundësi për thyerjen e armëpushimit nga pala serbe.

Marrëveshja e Vestfalisë i gjente vend mirëkuptimit pragmatik për realitetin politik të krijuar në terren, duke sjellë kështu në jetë Sistemin politik që njihte Sovranitetin e Shtetit. Marrëveshja Bazike e Brukselit (24 shkurt 2024), bie ndesh njëkohësisht me mirëkuptimin pragmatik mbi realietin politik të krijuar më 17 Shkurt 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë dhe është njohur nga 117 shtete anëtarë të OKB-së, por edhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare (2010) mbi të drejtën e Kosovës për shpalljen e aktit të pavarësisë.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan sot në Kosovë

Shtetet e Europës që po i vinin themelet e një rendi të ri në Vestfali, nuk e kishin përfshirë si pjesë të atij rendi Rusinë, meqë, sipas Henri Kissingeri-t, ajo ishte lënë në “Kohën e marrisë së saj” (rusisht “Smuta”), që shenjonte periudhën e turbulencave politike, urisë dhe intervenimeve të fuqive të jashtme (1598-1613) dhe meqë po bënte çmos që të vinte rend të brendshëm.

Pse trajtohet krejt ndryshe Serbia sot? Kjo pyetje nuk mund të trajtohet thjesht vetëm si retorike, sidomos jo pas marrëveshjes që arriti kancelari gjerman Olaf Sholc me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, së fundmi për shfrytëzimin e rezervave të mëdha të mineralit të çmuar të litiumit.

Marrëveshja e Vestfalisë kishte imponuar postulatin e reciprocitetit mes shteteve si të drejtë bazike në marrëdhëniet mes shteteve në sistemin e ri që po promovohej.

Marrëveshja e Brukselit nuk mund të rikthejë këto raporte para vitit 1684 vetëm për hir të vullnetit të Serbisë dhe të ndonjë segmenti brenda BE-së për t’ia rikthyer sovranitetin Serbisë mbi pjesë të territorit apo qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Ehhhh! Moj Alketa! Karma was a bitch simbolikisht tek ty!

Ky vullnet politik i kësaj lagje-shtetesh brenda BE-së në raport me Serbinë, në realitet është reflektuar gjatë gjithë procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë (2011-2024), por më i hapur është në vendimin për masat ndëshkuese ndaj Kosovës që u morën pas ngjarjeve të majit 2023 në veri dhe me theks në vendimin për heqjen e vizave për qytetarët serb që posedojnë pasaporta të lëshuar nga mekanizmat paralel të Serbisë në Kosovë.

Në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare ky vendim bie ndesh me parimin bazë të rendit aktual, që bazohet në të drejtën e shtetit për aplikim të rendit unik juridik, por edhe me të drejtën moderne mbi njohjen e dyshtetësisë që e aplikojnë një pjesë e mirë e shteteve anëtarë të BR-së. Rrjedhimisht ky akt nuk mund të prodhojë efekte juridike, prandaj ai është nul.

Si të tillë duhet ta trajtojnë edhe strukturat e shtetit. Ai nuk mund t’i imponohet Kosovës.

Rruga Press

YouTube player