BallinaBota

Vendimi historik i Danimarkës, ndërpret kërkimet për naftë dhe gaz në Detin e Veriut

Danimarka ka vendosur t’i ndërpresë kërkimet për naftë dhe gaz në Detin e Veriut brenda vitit 2050 dhe ka anuluar licencimet e fundit, duke thënë se vendi po i jep fund epokës së karburanteve tradicionale. Vendi nordik është aktualisht prodhuesi më i madh i naftës në BE.

“Danimarka duhet të bëhet shembull i energjisë së pastër dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë është dhënia fund e nxjerrjes së naftës, pavarësisht se jemi prodhuesi më i madh në Evropë. Nëse do ta bënim këtë më herët se 2050-a, çmimi do të ishte shumë i lartë dhe efektet e klimës po ashtu”, tha Dan Jorgensen, ministër i Energjisë dhe Çështjeve të Klimës.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Aktualisht Danimarka numëron 20 fusha me naftë dhe gaz dhe 55 platforma kërkimi në det të hapur.

“Unë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar sepse riorganizimin e madh që kemi bërë në industrinë e naftës dhe gazit në Danimarkë duam ta mbajmë dhe të jemi një vend pionier, që gjithashtu përfiton nga industria e erës, që rrezikon të ndalet dhe të zhduket nëse nuk vazhdojmë operacionet në Detin e Veriut”, u shpreh Jesper Høj Hansen, shef i “Detit të Veriut”.about:blank

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Organizata “Greenpeace” e quajti vendimin një gur kilometrik në eliminimin e karburanteve fosile. “Kjo është një fitore e madhe për klimën”, deklaroi Helene Hagel, përfaqësuese e Greenpeace në Danimarkë.

Sipas saj, vendi nordik ka detyrimin moral t’i japë fund kërkimeve për naftë për t’i dhënë një mesazh botës se duhet të veprojë për të përmbushur marrëveshjen e Parisit.

YouTube player