Lajme

“Vendim antikushtetues!”, studentët e Mjekësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës: Do të bojkotojmë vitin akademik, s’do të ketë më mjekë!

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në shenjë kundërshtie për vendimin e qeverisë që ndalon studentët e Mjekësisë për 5 vite, që të largohen nga vendi dhe të punojnë në Shqipëri e më pas të marrin diplomën.

Teksa marshojnë drejt Kuvendit, një prej studentëve tha se do të shkojnë deri në bojkot, nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.

Lexo më shumë  Shteti që dridhet nga trupi i zhveshur, por jo nga krimi i zhveshur

“Është vendim antikushtetues, të gjitha janë të shkelura në këtë kontratë. Do të ikim drejt Kuvendit. Është prerje në besë për ne. Duhet të na pyesnin dhe ne. Ne do të vazhdojmë me protestat, do të bojkotojmë vitin akademik. Me pak fjalë nuk do të ketë me mjekë të rinj. Unë do të detyrohem që të qëndrojë 3 vite në Shqipëri. Nuk dua të largohem nga vendi, por jam kundra detyrimit që shteti do të vendosë për mua.”, tha një student.

Lexo më shumë  New York Times: Shqipëria krijoi “Diellën” për ta luftuar korrupsionin, më pas krijuesit e saj u akuzuan për ryshfet

Rruga Press

YouTube player