Bota

Vendi që do të heqë plotësisht dorë nga milionat e naftës, për të shpëtuar planetin

Në shkurt të vitit 2020, në qytetin e vogël të La Jagua de Ibirico në Kolumbinë veriore, u mbyllën dy miniera qymyri. Që nga ai moment, ajri u pastrua dhe shtresa e hirit të qymyrit që mbulonte çatitë u zhduk. Por në aspekt ekonomik, situata u rëndua.

Afro 7000 punëtorë humbën punën e tyre, pasi kontraktorët e kompanive të minierave u larguan nga qyteti. Gati 100 restorante, kafene, hotele dhe biznese të tjera u mbyllën. Si rezultat, sipas kryetarit të qytetit, komuna humbi 85% të të ardhurave të saj.

Presidenti i ri i Kolumbisë, Gustavo Petro, ekonomist dhe ish-gueril, që u zgjodh si presidenti i parë i krahut të majtë të Kolumbisë në qershor 2022, erdhi në pushtet me një agjendë të qartë. Ai theksoi nevojën e mbrojtjes dhe rigjenerimit të mjedisit, duke nënvizuar nevojën që vendi të linte pas karburantet fosile. Petro i premtoi kombit “një të ardhme të gjelbër, jo të zezë”, ku qymyri, nafta dhe gazi duhet të mbeten nën tokën e Kolumbisë. Gjatë një fjalimi në samitin e klimës COP27 në Sharm el-Sheikh, ai tha se bota ka nevojë për një “tërheqje të menjëhershme nga industria e naftës dhe gazit”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë
Mbështetësit e Presidentit të ri të Kolumbisë, Gustavo Petro, mbajnë një pikturë ku shfaqet ai dhe nënpresidentja e tij, Francia Marquez

Deri më tani, Kolumbia është vendi i vetëm, që dëshiron t’i përmbahet një projekti i cili kërkon në mënyrë eksplicite të ndalojë nxjerrjen e karburanteve fosile. Vitin e kaluar, Kosta Rika dhe Danimarka formuan një aleancë ndërkombëtare për të hequr gradualisht prodhimin e lëndëve djegëse.

Mirëpo, Kolumbia është ndër prodhuesit kryesorë të qymyrit në nivel global dhe shumë e varur ekonomikisht nga lëndët djegëse fosile: gati 40 dhe 50% e eksporteve të saj janë qymyr dhe naftë. Ndaj vendimi për të qëndruar larg lëndëve djegëse, do të kërkojë disa transformime të mëdha. 

Ekonomistët dhe ekspertët e politikave energjetike pajtohen se, pavarësisht fjalimeve politike, Kolumbia aktualisht është larg kushteve për të ndalur nxjerrjen e naftës, gazit apo qymyrit. Për të arritur në atë pikë, vendi duhet të ndryshojë rrjetin e energjisë, duke kaluar te burimet e rinovueshme. Do të duhet gjithashtu të sigurojë që rreth 109.000 punëtorë të mund të gjejnë punë të reja dhe që komunitetet indigjene që jetojnë në zona kritike për zhvillimin e energjisë së rinovueshme, të kompensohen në mënyrë të drejtë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Eksportet e Kolumbisë. Burimi BBC

Nga ana tjetër, gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për naftën dhe gazin. Ndryshe nga qymyri, Kolumbia ka nevojë për to për të funksionuar. Gazi siguron 12% të energjisë elektrike të vendit, ndërsa, benzina lëviz pothuajse të gjithë flotën e Kolumbisë, nga 17 milionë automjetet në vend, vetëm rreth 7000 janë elektrike.

Nëse qeveria e Kolumbisë “mbyll rubinetin” e naftës dhe gazit, vendi do të duhet të importojë më shumë dhe ta paguajë atë çmim në dollarë, duke rrezikuar ekonominë e brendshme. Për të zëvendësuar gazin dhe naftën deri në vitin 2050, vendit do t’i duhet të prodhojë rreth pesë herë më shumë energji elektrike sesa sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *