Lajme

Vendi në flakë, Rama prenoton helikopterin ushtarak, momenti kur largohet nga Himara, pak minuta pasi u shënua viktima e parë nga zjarret

Vetëm pak minuta pasi Andrea Haxhiaj humbi jetën në Gjirokastër, në pamundësinë e një helikopteri për të shuar zjarrin që i përfshiu banesën, kreu i qeverisë po bëhej gati për t’i hipur mjetit fluturues dhe për tu larguar nga Himara.

Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është nën pushtetin e zjarreve që kanë shënuar edhe viktimën e parë.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Vetëm pak minuta pasi Andrea Haxhiaj humbi jetën në Gjirokastër, në pamundësinë e një helikopteri për të shuar zjarrin që i përfshiu banesën, kreu i qeverisë po bëhej gati për t’i hipur mjetit fluturues dhe për tu larguar nga Himara.

Pamjet janë publikuar nga Syri.TV dhe i përkasin orës 18:00. Sipas Syri.TV momenti i filmuar tregon Ramën që largohet nga Himara, teksa hipën në helicopter, në stadiumin e zonës.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka pësuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Marrë nga syri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *