Vendi i tretë në grup nuk mjafton, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s
Shqipëria mori një rezultat historik për sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë u renditën në vendin e 3 në Grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që shkoi në play-off. Megjithatë kjo arritje nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në renditjen e Fifas.
Kombëtarja jonë ka humbur pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 66. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63. Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës, nuk garanton shumë pikë ne klasifikim meqë ajo rensitet në vendin 155 të renditjes së FIFA.
Kosova nga ana tjetër, ka përmirësuar renditjen e saj pasi tani gjendet në vendin e 111, dy vende më sipër se renditja e fundit.
Për sa i përket kombëtareve të tjera, vendin e parë në renditje e mban Belgjika.
RENDITJA E SHQIPËRISË
Rruga Press