Bota

Vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur për vitin 2021

Kompania IQAir, e cila hulumton cilësinë e ajrit nëpër botë, ka gjetur se ndotja mesatare vjetore e ajrit në çdo shtet dhe në 97% të qyteteve, tejkaloi udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit, të cilat ishin krijuar për të ndihmuar qeveritë të hartojnë rregullore për të mbrojtur shëndetin publik.

Sipas raportit të kësaj kompanie, vetëm 222 qytete nga 6.475 sa janë analizuar, kishin parametra mesatare të ajrit, sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton CNN.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Tre territore u zbuluan se kishin përmbushur udhëzimet e OBSH-së: territori francez i Kaledonisë së Re dhe territoret e Shteteve të Bashkuara, Puerto Riko dhe Ishujt e Virgjër.

India, Pakistani dhe Bangladeshi ishin ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit, duke tejkaluar udhëzimet me të paktën 10 herë.

Ndërkaq, vendet skandinave si dhe Australia, Kanadaja, Japonia e Mbretëria e Bashkuar, renditen ndër vendet më cilësinë më të mirë të ajrit, me nivele mesatare që tejkaluan udhëzimet nga 1 deri në 2 herë.

Në Shtetet e Bashkuara, IQAir zbuloi se ndotja e ajrit tejkaloi udhëzimet e OBSH-së me 2 deri në 3 herë gjatë vitit 2021.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ky është raporti i parë për cilësinë e ajrit i bazuar në udhëzuesin e ri vjetor të OBSH-së për ndotjen e ajrit, i cili është përditësuar në shtator të vitit 2021.

Miliona njerëz vdesin çdo vit nga problemet me cilësinë e ajrit. Në vitin 2016, rreth 4.2 milionë vdekje të parakohshme u shoqëruan me grimcat e imëta, sipas OBSH-së. Nëse udhëzimet e 2021-s do të ishin zbatuar atë vit, OBSH-ja zbuloi se mund të kishte rreth 3.3 milionë më pak vdekje të lidhura me ndotjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *