Bota

Vendet e BE-së sanksionojnë Bjellorusinë

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për një pako të sanksioneve kundër Bjellorusisë, kanë thënë diplomatët e BE-së dhe Belgjika. Kjo pako është krijuar në përpjekje për ta mbyllur rrugën e shmangies së kufizimeve nga Rusia, raporton Reuters.

BE-ja e ka miratuar pakon e 14-të të sanksioneve për ta ndëshkuar Rusinë për fillimin e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, e cila përfshin klauzola që e rrisin përgjegjësinë e kompanive të BE-së që eksportojnë përmes vendeve që nuk janë në BE.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Kjo pako do t’i fuqizojë masat tona si përgjigje ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke e përfshirë luftën kundër anashkalimit të sanksioneve”, ka thënë shteti belg në platformën X.

“Me këtë pako, sapo kemi mbyllur zbrazëtinë më të madhe të regjimit tonë të sanksioneve”, ka thënë presidenca e BE-së, në një deklaratë.

Përpjekjet për t’i mbyllur këto zbrazëtira janë rritur që nga viti i kaluar dhe diplomatët thonë se Bjellorusia ka qenë më e madhja prej tyre. Edhe pse veç ka qenë nën sanksione, eksportet e potasiumit kanë qenë një nga pengesat kryesore.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player