BotaKryesore

Vendet anëtare të BE-së votojnë sot kundër tarifave të Trumpit

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pritet të miratojnë një listë të gjerë produktesh amerikane që do të përballen me tarifa që nga java e ardhshme, si kundërpërgjigje ndaj taksës fillestare prej 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa, e shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në muajin e kaluar, transmeton BBC.

Tarifat evropiane do të zbatohen në tre faza.

Nga java e ardhshme, më 15 prill, plani është që të vendosen tarifa prej 25% mbi një listë fillestare, e cila pritet të përfshijë motorë, varka luksoze dhe lëng portokalli. Bourboni amerikan, vera dhe produktet e qumështit ishin në listën fillestare të BE-së, por janë hequr pas lobimit nga industria e verës në Evropë.

Lexo më shumë  Një ditë pas zgjedhjeve/ Gahler: Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV-ve duhet të adresohet! Ka shqetësime për shitblerjen e votës dhe presion

Masat fillestare do të fillonin më 1 prill, por u lanë anash për t’u dhënë mundësi negociatave. Propozimi i shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një marrëveshje tarifore “zero për zero” u hodh poshtë menjëherë nga presidenti amerikan.

Një fazë e dytë që pritet të fillojë nga mesi i muajit maj, përfshin produktet e tekstilit, vezët, fijet për dhëmbë dhe pulat.

Lexo më shumë  Zgjedhjet, reagon BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta loje

Pastaj, nga 1 dhjetori, do të vendosen tarifa kundër sojës dhe bajameve. Soja përdoret për ushqimin e kafshëve dhe përbën vlerën më të madhe për eksportet amerikane në Evropë.

Tarifat e reja të presidentit amerikan prej 20% për importet e BE-së kanë hyrë në fuqi të mërkurën (sot)  – dhe lista e cila do të hidhet në votim në Bruksel nuk i adreson ato. Komisioni Evropian është duke përgatitur kundërmasa të reja, të cilat mund të bëhen publike në javën e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit