KryesoreLajme

Vëllai i Vasfije Krasniqit: Rrëfimi i Ramadan Nishorit po e kompleton mozaikun e dëshmive për rrugën drejt lirisë

Për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, një burrë ka folur publikisht për përjetimin e dhunës seksuale që ka pësuar gjatë asaj kohe.

Rrëfimi i Ramadan Nishorit, sipas Nafi Krasniqit – vëllait të aktivistes Vasfije Krasniqi-Goodman – përfaqëson një gur të rëndësishëm në mozaikun e dëshmive për rrugën drejt lirisë

Krasniqi u shpreh se ky rrëfim është dëshmi e fuqishme se “dhuna seksuale nuk njeh gjini dhe se lufta nuk kursen askënd, duke e zhveshur çdo njeri nga identiteti i tij.”

Ai shton se rrëfimi për luftën e viteve 1998–99 është ndërtuar kryesisht mbi heroizmin, ndërsa përjetimet e dhimbshme si dhuna seksuale kanë pasur pak hapësirë në diskursin publik.

Kjo, sipas tij, ka krijuar një “rrëfim gjysmak” për luftën – një narrativë që anashkalon segmentet më të errëta dhe më të dhimbshme të saj.

Në opinionin e tij, kujtesa kolektive në Kosovë është ndërtuar mbi baza selektive, ku janë promovuar heroizmat dhe sakrificat në mënyrë të njëanshme, duke lënë në hije dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale – veçanërisht ato të burrave. Ky qasje, përveçse minimizon realitetin shumëdimensional të luftës, rrezikon të devijojë të vërtetën historike dhe të pengojë shërimin kolektiv.

Lexo më shumë  Marrëveshje trepalëshe mes policisë, komunës dhe postës – gjobat e trafikut në Gjilan shpërndahen direkt në adresën e shoferit

“Rrëfimi i ngushtë për luftën, i ndërtuar mbi një narrativë të vetme, shndërrohet në një pengesë për të kuptuar plotësisht dimensionet e së kaluarës sonë dhe për të nxjerrë mësimet e duhura për paqe e drejtësi,” thekson Krasniqi.

Rrëfimet publike si ato të Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyrete Tahirit dhe tashmë, Ramadan Nishorit, po e ndryshojnë këtë realitet.

Ato po i japin zë një të vërtete të heshtur dhe po dëshmojnë se viktimat kanë emra, identitet dhe histori që nuk mund të fshihen më.

Por përballja me këtë e vërtetë mbetet sfiduese.

Stigma, paragjykimi dhe frika vazhdojnë të jenë pengesa për shumë të mbijetuar, që kërkojnë drejtësi dhe shërim. Megjithatë, rrëfimi i Nishorit përfaqëson një hap të guximshëm drejt thyerjes së këtij muri heshtjeje.

Lexo më shumë  Si u çlirua Polonia nga gazi rus dhe pse ka rëndësi për BE-në

“Nuk dua keqardhje, dua respekt”

Në rrëfimin e tij, Ramadan Nishori tha: “Unë, sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që kam kaluar nëpër shumë gjëra, jam munduar shumë. Por nuk jam thyer kurrë. Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që kam përjetuar, por me respekt si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar, dhe turpi u takon atyre që kanë kryer krimin.”

Ky zë, siç u theksua nga përkrahësit dhe aktivistët për të drejtat e viktimave, është i domosdoshëm për të ndërtuar një narrativë të plotë e të drejtë për luftën në Kosovë.

Vetëm duke përfshirë të gjitha përjetimet – pa përjashtim – mund të përmbushet mozaiku i sakrificës për liri dhe të ndërtohet një shoqëri më e drejtë.

“Faleminderit, Dan, që u rrëfeve!”

YouTube player
sqhrenfrdeit