Lajme

Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar

Kryebashkiaku i Tiranës ka anulluar sot një tender për regullimin e rrugës Xhon Belushi, për të cilin u akuzua nga PD se planifikonte të grabiste 400 mijë euro, duke shpallur një kompani fituese fiktive, por duke i kryer punimet me mjetet dhe fuqinë punëtore të bashkisë. Ky tender që ishte hapur që në 9 dhjetor, prezumohej të mbyllej sot në 9 janar, në ora 10 00.
Por, të premten në mbrëmje deputeti Belind Këlliçi dhe rivali i tij për Tiranën, denoncoi nga e njëjta rrugë se aty po punohej, ndërkohë që gara për kompanitë që do bënin rrugën ishte ende e hapur. Këlliçi tha se një gjë e tillë po bëhej për të financuar në mënyrë okulte fushatën elektorale të 14 majit, duke aluduar se në ditët e ardhshme do të shpallej një kompani fituese e cila do të merrte vetëm paratë, pasi puna do të bëhej me para publike.

Këtë të hënë, pasi mori lajmin se tenderi qe anulluar, kandidati i PD-së për Tiranën deklaroi: “Anullohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”. Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona”.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ndërkohë i kapur me presh në duar Erion Veliaj pretendoi në një prononcim për TV që shtiret si opozitar, Nevs 24, se, anullimi ishte bërë me kohë. “Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet” u justifikua ai.

Por duket se e vërteta është krejt tjetër. Duke parë se sa larg qëndrojnë pretendimet e palëve, Lapsi.al është përpjekur ta gjurmojë vetë të vërtetën. Në kemi parë me sytë tanë se në faqen e APP, ku ishte shpallur tenderi për rrugën Xhon Belushi, ai qëndronte me statusin. “I pa pezulluar”. Kjo vërtetohet lehtë se ai kështu ka qenë i botuar në faqen tonë që është botuar që në mbrëmjen e së shtunës (pra jo një javë më parë siç pretendon Veliaj). Por sot paradite tek e njejta faqe e Agjensisë Prokurimit Publik doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin krejt të ndryshëm nga ai që dha kryebashkiaku për mediat: “Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Pra thjeshtë, pasi u kap në tentativë manipulimi me fondet publike Veliaj vendosi ta anullojë tenderin. Në kohën që ai kishte filluar punimet, madje edhe pasi Belind Këlliçi denoncoi skandalin, gara rezultonte ende e hapur në faqen e APP.
Anullimi i sotëm dhe alibitë e kryebashkiakut se ai vendosi ta asfaltojë rrugën Xhon Belushi me mjetet e bashkisë, nuk bindin dot se me fondet e këtij investimi nuk ishte planifikuar një grabitje apo një spekullim për të financuar fushatën./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *