Lajme

Veliaj i shmanget “5 Majit”, nuk paraqitet për interpelancë te “Ligjet”, në mbledhje dhe banorët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, refuzon komisionin e Ligjeve për seancë dëgjimore lidhur me shembjet në zonën e “5 Majit”në Tiranë.

Interpelanca, e cila duhej të fillonte në orën 14:00, ishte thirrur nga opozita.

Ndërkohë janë paraqitur Avokati i Popullit dhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Deputetja Çupi e konsideroi të papranueshme mospjesëmarrjen e Veliajt.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

“Kryetari i Bashkisë duhet të jetë në seancë dëgjimore. Është e papranueshme mosprania e tij, abuzim me detyrën. Nësë Veliaj nuk ka kohë sot ta shtyejmë mbledhjen”.

Punimet po i ndjekin dhe banorët.

Nga Bashkia, përveç Veliajt, opozita kishte thirrur dhe kreun e IMT.

Deputetët e PD-së kërkuan gjithashtu paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player